Fustanella, një nga veshjet tradicionale të trashëgimisë sonë kulturore  do të vijë përmes një festivali që rikthehet tek rrënjët Shqiptare. Për tre ditë rresht, Gjirokastra do të festojë me muzikë pa kufij nga Shqipëria, Greqia, Italia Maroku dhe Amerika.

Për Ministrinë e Kulturës, ajo që synohet është rikthimi i këtij fetsivali në një traditë, duke i shërbyer edhe zhvillimit të turizmit.

Mirela Kumbaro:

“Synohet kthimi në një traditë.”

Muzika konteporane me thekse Avant – gard jazz e kompozitorit Robert Bisha do të ndërthurrë tingujt e pianos me ato të grupit iso – polifonik. E gjitha kjo për të sjellë një festë muzikore e bazuar tek rrënjët e identitetit, por e jetuar në modërnitetin e një bote globale. Fustanella Festival do të mbahet në Kalanë dhe qendrën historike të qytetit muze të Gjirokastrës, pasuri botërore e njerëzimit, e mbarojtur nga Unesco. /Tv Klan