Vendimet e gjyqtarit të sfidës Barcelona – Paris Saint Germain, Deniz Aytekin u shoqëruan me polemika edhe për faktin se ndikuan në kualifikimin e skuadrës spanjolle në çerekfinalet e Champions League.

Pas deklaratave në mediat dhe një nismw për të mbledhur firma për të riluajtur takimin, klubi francez dorëzoi një dosje në UEFA. Aty ndodhen material filmike ku shfaqen gabimet e gjitarëve në momente përcaktuese të ndeshjes, nga penalltitë e dhëna e të pa dhëna e deri te ndërhyrjet e pandëshkuara.

Drejtuesit e Paris Saint Germain e kanë pranuar rezultatin dhe nuk kërkohet përsëritja e takimit, por të mos ndodhin më gabime të njëjta në të ardhmen.

Pas përballjes Barcelona – Paris Saint Germain u përfol edhe pezullimi i mundshëm i Deniz Aytekin nga takimet e Champions League, i cili është i njëjti që gjykoi takimin kualifikues të Kupës së Botës, Shqipëri – Izrael./ TV KLAN