Gazi i Azerbajxhanit do të furnizojë Europën

Gazsjellësi Trans Adriatic Pipeline ka filluar operacionin tregtar, duke shkëputur përfundimisht varësinë e Europës nga importi i gazit rus.

Lajmin e ka dhënë dega qendrore e kompanisë në Bar të Zvicrës, duke lajmëruar se korridori i ri i gazit është gati për të bërë operacionet e transportimit të tij nga Azerbajxhani në tregjet e Europës.

Korridori i ri jugor i gazit do të arrijë të transportojë deri në 10 miliardë metër kub gaz në vit. Punimet për ndërtimin e TAP nisën përpara 4 vjetësh e gjysmë në Selanik, ndërsa linja 878 kilometra e gjatë përshkon Greqinë, Shqipërinë, Detin Adriatik dhe Italinë.

Gazsjellësi ka disa pika hyrëse e dalëse edhe në Shqipëri, në zonën e Fierit dhe Kuçovës.

Tv Klan