Çdo të diel është pjesë e familjeve tona me “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, por këtë të shtunë Ardit Gjebrea ka një gëzim të madh në familjen e tij.

Djali i tij i vetëm, Jon, të cilit dy dekada më parë i ka kushtuar edhe një këngë, është fejuar. Vetë Jon Gjebrea postoi një foto në Instagram ku thotë se e dashura e tij Merlin Haxhiymeri i kishte pranuar propozimin.

“Ajo tha po

”, shkruan Joni bashkangjitur fotos ku duket edhe unaza e fejesës.

Gëzimin e madh Ardit Gjebrea e ka shfaqur edhe në rrjetet sociale, ku ka postuar disa video nga interpretimi i vajzës së tij Anna në mbrëmjen e shtruar me rastin e fejesës së Jonit.

Meqë sonte fejohet vëllai, koncertin e bën Anna

”, shkruan Gjebrea.

Ndërkohë që duke i bërë repost postimit të të birit, Ardit Gjebrea shkruan se

“nuk ka lumturi më të madhe për një prind”

.

/tvklan.al