Giuseppe Conte pritet të jetë kandidatura për kryeministër të qeverisë së re italiane, të formuar nga Lega Nord dhe 5 Yjet.

Mediat italiane shkruajnë se liderët Salvini e Di Maio kanë përmbyllur marrëveshjen për ndarjen e posteve ministrore dhe pritet të marrin gjatë ditës mandatin presidencial për formimin e qeverisë.

Salvini e Di Maio do të jenë pjesë e qeverisë së re, njëri ministër i brendshëm e tjetri, i zhvillimit ekonomik.

Giuseppe Conte është jurist në profesion dhe ka një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë.

54-vjeçari i lindur në Foxhia ka studiuar në disa universitete të famshme si “La Sapienca” i Romës, Jejllit në SHBA, në Sorbonë të Francës dhe në atë të Vjenës.

Tv Klan