“Shihemi në Gjyq” u mbyll me një moment si asnjëherë më parë. Gjatë gjithë seancës, Ilirjana qëndroi tepër e ftohtë ndaj nënës së saj duke refuzuar çdo kontakt fizik me të.

Në përpjekjen e tij të fundit për të pajtuar nënë e bijë, moderatori i programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan lexoi një mesazh të dërguar nga bashkëshortja e tij që i përshtatej më së miri situatës. Mesazhi flet pikërisht për lidhjen nënë-vajzë dhe shkakton një përlotje të menjëhershme te të gjithë të pranishmit.

Ardit Gjebrea: Dhe vjen një ditë që e dëgjon veten të flasësh si ajo, të bërtasësh si ajo, të këndosh si ajo, të japësh mësim si ajo, të kërcesh  si ajo, të qash si ajo. Dhe vjen një ditë kur ato këpucët e mëdha që aq shumë i ke provuar, të bien fiks dhe ti mund të përshkosh gjurmën e saj dhe pas çdo hapi arrin të kuptosh gjithçka që dikur kritikoje dhe kupton kufijtë, sfidat, zemërimin, shqetësimin, frikërat dhe e falenderon që ishte atje për të qëndruar pranë teje, për të të ruajtur, për t’u kujdesur dhe falenderon mundësimet e saj, sakrificat e saj, kohën e saj. vjen dita kur shihesh në pasqyrë dhe sheh atë sepse ne kemi qenë disa muaj brenda saj, por ti do të jesh gjithmonë brenda nesh.

Eni Çobani: Na bëre të lotojmë!

Më në fund, duket se përpjekja e Gjebreas arrin të ‘thyejë’ barrierën e Ilirjanës që menjëherë shkon te nëna dhe i jep përqafimin e shumëpritur.

Kristina: Po ti je vajzë, ti je vajza ime që do të më pleqërosh! Nuk kam tjetër! Nuk kam tjetër shpresë në këtë botë!/tvklan.al