Konispol-Një person është gjetur i vdekur në kufirin shqiptaro-grek, mbrëmjen e së premtes rreth orës 20:14.  Trupi i pajetë është gjetur i gjakosur nga çobanët e zonës. Viktima është 37-vjeçari miniaclet Sh.M. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se në një rrugë rurale pranë vendit të quajtur “Qesaraj” Konispol është gjetur i pajetë 37-vjeçari, i cili dyshohet se është aksidentuar duke udhëtuar me një motor pa targa.

Policia po punon për identifikimin e trupit të pajetë.

/ tvklan.al