Një grup shkencëtarësh në universitetin e Nottinghamit kanë zbuluar një proteinë brenda mitokondrisë së një qelize, e cila ka rol vendimtar në procesin e plakjes.

Zbulimi mund të çojë në krijimin e ilaçeve të reja të cilat ngadalësojnë efektet e plakjes në trupin tonë, ose ndalojnë përparimin e gjendjeve neurodegjenerative ai sëmundjet e Alzhaimerit ose Parkinsonit.

Ndërkohë që ne plakemi, funksionet e trupit tonë zbehen.

Alzheimers-patient

Plakja në tru mund të shkaktojë dëme në kujtesë, në arsyetim dhe mund të çojë deri në çmendi.

Studimi fokusohet në një familje proteinash të quajtura

carbonic anhydrase,

të cilat gjenden në mitokondri dhe shndërrojnë oksigjenin që ne thithin në energji për të furnizuar trupin.

Dementia-Care

“Gjëja e mirë në këtë zbulim është se funksioni i kësaj proteine brenda qelizë luan një rol në procesin e plakjes. Kjo na jep një nisje premtuese në punën tonë se si ne mund ta gjejmë këtë proteinë në mitokondri për të ngadalësuar efektet e plakjes në trup ndërkohë që limitojmë efektet e tjera të padëshirueshme

”, tha dr. Lisa Chakrabarti, pedagoge e biokimisë në Universitetin e Mjekësisë Veterinare./tvklan.al