no card phones

Epoka e kartave Sim në telefonat celularë mund të jetë drejt fundit. Gjigandët e teknologjisë Apple dhe Samsung janë në bisedime me Shoqatën Globale të Sistemit të Komunikimit me Celularë (GSM), për të krijuar një gjeneratë të re aparatësh celularë me karta Sim të inkoorporuara dhe që nuk mund të zëvendësohen.

Sistemi i ri u krijon lehtësira përdoruesve të celularëve të zgjedhin operatorin dhe planet tarifore të komunikimeve, pa qenë nevoja e nënshkrimit të kontratave të reja. Ky sistem shkurton edhe kohën që nevojitet aktualisht, për aktivizuar kartën e re Sim, pas ndërrimit të operatorit.

Ekspertët thonë se sistemi i ri i kartave Sim të inkoorporuara në aparatët celularë mund të ndikojnë në uljen e çmimeve të shërbimeve të telefonisë së lëvizshme. Por ende është në fazë diskutimi, procedura e ndërrimit të operatorëve, nëse ky sistem vihet në përdorim.

Tv Klan