Ish-ministri kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë ka lënë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka duke mos i pranuar kërkesën për ndryshim mase.

Në Dhjetor të vitit të kaluar, SPAK urdhëroi prangosjen e ish-ministrit të Mjedisit për dosjen e inceneratorit në Elbasan. Ndaj tij janë 2 masa me ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 1.2 milionë euro për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Ndërsa për inceneratorin e Elbasanit, Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 3.7 milionë euro për ndërtimin e tij.

Tv Klan