Renato Milloshi ka dalë para gjykatës së Tiranës paraditen e kësaj të enjteje ku i është rikonfirmuar masa e sigurisë arrest me burg marrë në mungesë për të majin e vitit të kaluar.

37-vjeçari nuk ka pranuar akuzën e vrasjes së Elton Çiços në një lokal në zonën e bllokut. Ndryshe nga pretendimet e prokurorisë Milloshi ka dhënë një tjetër version për ngjarjen.

Ai i ka shpjeguar togave të zeza se Jani Alia i kërkuari tjetër për vrasjen e Çiços i ka thënë të blejë një makinë , të cilët e ka regjistruar në emër të tij. Paratë për këtë makinë ia kishte dhënë Alia. Pasi ka blerë mjetin ai ia ka dhënë Jani Alisë , e cila tre ditë më pas u përdor në vrasjen 36-vjeçarit Çiço. Sipas dëshmisë Milloshit ai e ka marrë vesh vrasjen tre ditë me vonë nga lajmet.

37-vjeçari është shprehur se i njihte të dy si viktimën ashtu edhe autorin e dyshuar të ngjarjes duke qenë se vinin nga e njëjta zonë.

Milloshi ka shpjeguar se gjatë kohës së arratisë ka qëndruar në Tiranë, në një apartament në zonën e Kodrës së Diellit dhe disa kohë në Sauk. Natën e ngjarjes thotë Milloshi në dëshmi kishte qenë në shtëpinë e tij në zonën e ish-bllokut, gjë e cila është lehtësisht e verifikueshme.

Avokati i të ndaluarit ka kërkuar një masë më të lehtë sigurie duke qenë se Milloshi vuan nga disa sëmundje të rënda. Por pavarësisht pretendimeve gjykata është bindur nga provat e sjella nga prokuroria dhe ka lënë në qeli Renato Milloshin deri në përfundim të hetimeve./ TV KLAN