Elbasan- Grabitësit kanë thyer dyert dhe kanë shkatërruar kasafortën e  Teatrit “Skampa”. Të parët që njoftuan policinë ishin punëtorët, të cilët gjetën kasafortën hapur.

Ende nuk dihet identiteti i autorëve dhe shuma e grabitur, por veç parave të teatrit, hajdutët kanë marrë edhe 4500 mijë lekë të financieres që i kishte lënë parate aty për arsye sigurie.

Policia po heton mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa paratë sipas deklarimit të financieres nuk ishin të teatrit, por se ia kishte dërguar i vëllai nga Gjermania./tvklan.al