Grabitja, kapet në Morinë nipi i Admir Muratajt

Dy persona të tjerë janë arrestuar, nën dyshimin se janë bashkëpunëtorë në grabitjen e 3.2 milionë eurove më 9 Shkurt në rrugën e Rinasit. Bëhet fjalë për vëllain dhe nipin e Admir Muratajt. Vëllai i tij, Cen Murataj, ishte i shoqëruar prej 3 ditësh, por sot prokuroria ka lëshuar udhër-arrestin.

Në shtëpinë e tij u gjet një sasi e parave të grabitura të enjten e kaluar ne rrugën e Rinasit.  Ndërsa nipi i kreut të bandës, Erdon Murataj u kap në doganën e Morinës. Ai është ndaluar nga policia kufitare teksa po hynte nga Kosova, pasi ka qene i shpallur në kërkim policor, me kartele rozë në sistemin e policisë.

Burime nga grupi hetimor thanë për Televizionin Klan se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme që e implikojnë edhe atë në këtë grabitje.

Por për shkak të hetimit, hetuesit rezervohen në dhënien e informacionit për rolin qe ka patur Erdon Murataj në grabitjen e 9 shkurtit, në grupin që drejtohej nga xhaxhai i tij.

Policia po e kërkon Admir Muratajn në Dibër, pasi besohet se fshihet së bashku me shtetasin Admir Çerpja, edhe ai i shpallur në kërkim si anëtar i grupit të grabitësve.

Televizioni Klan mëson se hetimet për Admir Muratajn janë shtrirë edhe në Greqi, ku policia shqiptare po bashkëpunon me partnerët prej disa ditësh për këtë çështje.

Ai ka qenë i dënuar në Greqi për grabitjen e 1 milionë eurove në bankën e Larisës dhe është arratisur në vitin 2013 së bashku me 11 persona të tjerë, anëtarë të bandës së Ilir Kupës, i cili gjendet në burg, së bashku me disa anëtarë të grupit të njohur si Babagjyshët, përgjegjës për disa grabitje dhe për vrasje./ TV KLAN

Kategori
KronikeLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione








Të Lidhura

  • Juventus marshon drejt titullit

    Juventus duket se do ta mbyllë sa më shpejt çështjen e titullit. Torinezët fituan përballjen e javës së 33 me Genoan me rezultatin 4 – 0, duke shtuar pikët...
  • Rritet Euro

    Monedha e Euros ka pësuar ndryshime, pas zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën në Francë. Bëhet fjalë për rritje të vlerës, më e madhja që nga mesi i Nëntorit të...
  • Fitojnë ekipet e kreut

    Asnjë nga ekipet e kreut nuk dështoi në takimet e javës së 30. Kukësi mbetet i pathyeshëm në këtë kampionat. Skuadra e Ernest Gjokës mundi 4 – 1 Tiranën...
  • Përse duhet ngrënë lëvozhga e vezës

    Business Insider raporton se çdo vit, vetëm në SHBA industria e ushqimit është përgjegjëse për rreth 150 mijë ton humbje të lëvozhgave. Kur vjen puna tek vezët, lëvozhga padyshim që...