Kjo qeveri nuk ka ndërmend të përsërisë gabimet e qeverive të mëparshme greke ndaj Shqipërisë

“. Ishte kjo përgjigjja që i ka dhënë ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias dy deputetëve të djathtë Dora Bakojanis dhe Ioannis Kefalogiannis, të cilët e pyesnin mbi raportin e progresit ndaj Shiqpërisë si dhe a është gati vendi unë për anëtarësim në BE.

“I siguroj pyetësorë (deputetët), -thotë Kotzias,- se ndryshe nga aktivitetet e qeverive të mëparshme greke, ku Shqipëria u bashkua me NATO-n pa asnjë kusht, kjo nuk do të ndodh për statusin e anëtarësimit në BE, pa përmbushur të gjitha kushtet”.

Mbi të gjitha thotë ministri i Jashtëm grek, kushtet për mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve. Në letrën e tij, për dy deputetët grek shefi i diplomacisë helene sqaron se dhënia e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë jepet me vendim unanim, e kjo gjë nuk mund të ndodh nëse Greqia refuzon. 

Ai shton se Shqipëria duhet të plotësojë pesë prioritetet kryesore, të cilat janë vendosur si kushte themelore për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.  

“Në këto 5 kushte përfshihen dhe mbrojtja e si dhe marrëdhënie e mira fqinjësore”, shkruan në përgjigjen e tij Kotzias ./tvklan.al