HackersHakersat sulmojnë faqet zyrtare online të 11 ministrive në vendin tonë. Për pak kohë grupimi i prezantuar me emrin “RedAnons Al Justice” zëvendësoi informacion përkatës të këtyrë faqeve, me një peticion 13 pikësh, ku shprehen pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe Kryeministrit Edi Rama.

Ky grup sqaron qe në krye të peticionit se arsyeja e sulmit është se Kryeministri dhe qeveria po mundohen të centralizojnë të gjithë pushtetin në duart e tyre.

Në 11 faqet zyrtare qeveritare, si ajo e Ministrisë së Financave, Inovacionit,Transporteve, Integrimit, Zhvillimit Urban dhe Territorit, Arsimit, Ekonomisë, Energjitikës, Shëndetësisë, Mirëqënies Sociale, Kulturës dhe Ministrië së Jashtme, ky grupim renditi shqetësimet për disa sektorë, si arsimi, shëndetësia apo drejtësia.

Ata e konsiderojnë të papranueshme përpjekjen e Kryeministrit për t’i marrë kompetencat Presidentit.

Po kështu, shprehen kundër regjistrimit të detyrueshëm të numrit të aparatit celular, IMEI dhe kundër pazareve për të rritur çmimin e energjisë.

Një tjetër kërkesë e hakersave është ulja me 50 % e pagave të çdo deputeti.

Grupi bën edhe sugjerime, si për shembull, shpërndarja e mallrave kontrabandë të varfërve.

Denoncimin e tyre,“RedAnons Al Justice”, e mbyllin me konfirmimin se zotërojnë gjithë sistemin shtetëror.

Ata paralajmërojnë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, radhën për t’u sulmuar e ka sistemi informatik shqiptar.

Tv Klan