Partia Demokratike akuzoi sot Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar se në Durrës po kryen prishje ndërtimesh të paligjshme dhe selektive duke anashkaluar ndërtimet klienteliste në breg të detit. Akuzat u bënë nga deputeti demokrat Eduard Halimi në një takim me banorë të zonës. Pas këtyre deklaratave ka reaguar Partia Socialiste me anë të deputetes Blerina Gjylameti.