Në shtëpinë e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, që humbi jetën në detyrë janë hapur dyert e mortit.

Trupi i tij ka mbërritur në orët e pasdites pranë familjes, ndërsa homazhet dhe ceremonia mortore do të kryhet të shtunën.

Gjatë pasdites, në shtëpi janë parë të hyjnë miq, të afërm, familjarë dhe kolegë të policit 50 – vjeçar, Ardian Kodra.

2

Ky është rasti i dytë brenda vitit që një efektiv i FNSH-së së Shkodrës humb jetën në përplasje me armë.

Në Tetor të 2015-ës, në Oblikë të Shkodrës u vra komandanti i FNSH-së, Simon Gjeta.

Autori ishte një Ruzhdi Arishta, një 52 – vjeçar me probleme mendore.

Tv Klan