Liverpool tani është 3 pikë nga Manchester City

Gara për titullin kampion në Premier League mund të quhet e hapur. Liverpool fitoi thellë 6 – 0 me Leeds sfidën e shtyrë të javës së 19. Një sukses që e çon në 3 pikë diferencën me Manchester City kryesues.

Salah dhe Mane dhanë më të mirën e tyre, duke realizuar nga 2 gola secili, ndërsa shënuesit e tjerë ishin Matip dhe Van Dijk. Kjo ishte fitorja e gjashtë radhazi për ekipin Jurgen Klopp.

Liverpool dhe Manchester City janë kampionët e dy sezoneve të fundit. Tottenham vijon të mos ketë vijueshmërri më rezultatet pozitivë, duke e humbur 1 – 0 përballjen në fushën e Burnley. Në takimin tjetër të luajtur të mërkurën Crystal Palace mundi 4 – 1 Watford.

Tv Klan