Ky është një nga revolucionet e parë të Lindjes që u panë drejtpërdrejt në televizion. Në 1989, udhëheqësi komunist i Rumamisë Nikolai Caushesku u rrëzua pas thuajse 24 vjetësh në pushtet dhe pas një gjyqi të shkurtër u ekzekutua bashkë me të shoqen Elena Caushesku.

27 vjet më pas, hapet për herë të parë pallati i tyre hapet për publikun.

Ai njihet si “Pallati i Pranverës” dhe ndodhet në një nga lagjet kryesore te Bukureshtit, kryeqyteti i Rumanisë, i pagëzuar ndryshe edhe si “Parisi i Lindjes”.

nikollaa  1

Një pallat me 80 dhoma të dekoruara me pasqyra dhe mozaikë shumëngjyrësh, me pishinë e mbyllur, një sallë kinemaje dhe një bunker nëntokësor.

I gjithë pallati i rrethuar nga kopeshte e gjelberim. Ishte shembulli i luksit, që bente kontrastonte me varfërinë dhe banesat e thjeshta të qytetarëve rumune. Por sot nuk kushton shumë, vetëm 6.5 euro, saç është bileta që rikthen në një epokë tjetër.

Tv Klan