Një burrë ka bërë një zbulim shqetësues kur hapi një çokollatë që bleu në supermarket me emër në Melbourne, Australi.

Ai kishte ngrënë 4 copa të mëdha nga çokollata me mente para se të shihte brenda një buburrec të ngordhur.

Klienti i shqetësuar për cilësinë e asaj që kishte ngrënë, e postoi foton në profilin e Facebook të kompanisë së famshme të çokollatave, por nuk mori asnjë përgjigje. 

 Me ironi ai tha se “me shumë shanse çokollata ishte prodhuar në Kinë dh vinte me buburrec ekstra”./tvklan.al