Aplikimi për kartën e shëndetit tashmë kërkon vetëm kartën e identitetit dhe asnjë dokument shtesë.

Edhe pse prej më shumë se një jave, Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor i ka hequr kërkesën për dokumentat plotësues, qytetarët ende nuk janë informuar dhe humbasin disa ditë për plotësimin e tyre.

Por përveç se nuk duhet asnjë dokument për të marrë kartën e shëndetin, nuk është e nevojshme as qëndrimi në rradhë pasi aplikim mund të behet edhe online në portalin qeveritar e-albania.

Në fund të muajit Mars, librezat e shëndetit, do të dalin jashtë përdorimit, duke bërë që karta të jetë i vetmi dokument, që do të përdoret në shërbimin shendetësor.

Tv Klan