Historia e dhimbshme e Hirushes nuk ekziston vetëm në përralla.

Në jetën reale, një vajzë 10-vjeçare ka rënë pre e dhunës së ushtruar nga familja e saj.

Kjo ngjarje ka ndodhur në atë që është cilësuar si “shtëpia e tmerreve”, në Castagnole Lanza, Asti, Itali.

E mitura është dhunuar në mënyrë të vazhdueshme jo vetëm nga të rriturit, babai dhe njerka, por edhe nga motra e saj nga nëna, 11 vjeç.

Ajo është rrahur në mënyrë mizore me grushte dhe shkopinj dhe madje është kërcënuar me jetë.

Policia italiane ka arrestuar babain dhe njerkën e saj, të dy me shtetësi maqedonase.

Hetuesit kanë kapur “prova të pakundërshtueshme” , falë pëgjimeve dhe videove, të cilat demonstrojnë dhunën dhe makthin e tmerrshëm që ka pësuar fëmija.

Nga këto prova janë konstatuar edhe frazat kërcënuese, të tilla si:

“Ky ushqim mund të jetë helm për ty”

,

“Jetime budallaqe”,

“Të vëmë në makinë dhe të hedhim si mbeturinë”

,

“Të çoj në mal dhe të lë që të hanë ujqërit dhe derri i egër,” s

i dhe rrahjet e vazhdueshme, hetime të cilat u koordinuan nga zv/Prokurori, Donatella Masia.

Pas lënies në burg të prindërve, dy vajzat i janë besuar një komuniteti të sigurt./tvklan.al