Kanë përfunduar votimet në Maqedoninë e Veriut dhe tashmë radha u takon numërimit të fletëve të votimit. Kujtojmë se ditën e sotme u votua për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe ato për qeverinë e re.

Nga rezultatet e para të përgjithshme nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nga blloku shqiptar, Fronti Europian, që drejtohet nga BDI ka epërsi me 16,03% të votave, ndërsa koalicioni VLEN ka 13,03% të votave.

Garën parlamentare e udhëheq koalicioni maqedonas VMRO-DPMNE që ka një epërsi nga partitë e tjera me 40,77% të votave, raporton Klan Macedonia.

Nga rezultatet e KSHZ-së për zgjedhjet presidenciale kandidatja për president Gordana Siljanovska ndodhet në epërsi me 214,695 të votave apo 63.09%, për dallim nga Stevo Pendarovski me 103,144 vota ose 30.31%.

Për zgjedhjet parlamentare votuan mbi 45 përqind e zgjedhësve. Rezulton se për zgjedhjen e presidentit kanë votuar më pak, rreth 42%, por duke arritur përqindjen e kërkuar ligjore për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Procesi zgjedhor pati disa problematika, megjithatë ka shkuar në përgjithësi i qetë./tvklan.al