Zyrtari i lartë amerikan Hojt Brajan Ji vlerëson se Maqedonia dhe Greqia janë shumë afër zgjedhjes së kontestit disa vjeçar për çështjen e emrit.

Siç njofton Zëri i Amerikës në maqedonisht, Ji është optimist se do të ketë zgjidhje meqë disponimi edhe në Greqi edhe në Maqedoni është në nivelin më të lartë se kurdoherë deri tani.

Ai konsideron se siguria e Maqedonisë varet nga zgjidhja e kontestit me emrin dhe hyrja në NATO.