Dashi

Një fundjavë e qetë dhe pa shumë strese. Do të ishte mirë që të merrni në dorë frenat e vetes. Pranoni më shumë detyra nga sa mund të bëni sot. Ju keni mundësi por nuk doni!

Demi

Provoni të jetoni botën reale. Duket sikur jetoni në ëndërr dhe kërkoni të paarritshmen. Kujdesuni më tepër për veten, sidomos me ushqimin.

Binjakët

Në këtë të diel do të jeni shumë tërheqës. Por ajo që ju intereson nuk do të realizohet gjithsesi. Megjithatë kurrë mos u dorëzoni. Ju humbët një betejë, jo luftën!

Gaforrja

Paratë do të vijnë e do të ikin. Në punët mundësitë duhet t’i kapni në ajër. Jeni në drejtimin e duhur, por duhet shumë mund e punë. Kushtojini rëndësi dhe familjes.

Luani

Nëse do të dini se jeni në qendër të vëmendjes së dikujt mjafton që të falni një buzëqeshje ose të pranoni një ftesë për kafe. Provojeni, nuk i dihet se çfarë ka rezervuar fati!

Virgjëresha

Do kaloni një ditë të kënaqshme, por jo edhe aq emocionuese. Është më mirë të çlodheni në shtëpi, ndërsa mbrëmjen kalojeni me një gotë verë me miqtë.

Peshorja

Mundohuni që t’i kapërceni pengesat nëpërmjet një mënyre të re. Do të jetë një ditë me fat. Ecja vetëm është e këshillueshme, për të reflektuar.

Akrepi

Do të ndieni një nevojë të brendshme shumë të madhe për t’u kthyer si fëmijë dhe për t’i rijetuar gjërat e adoleshencës tuaj. Megjithatë mos abuzoni pasi mund të gaboni.

Shigjetari

Një person që nuk e imagjinonit kurrë po ju mendon në mënyrën e duhur. Yjet këshillojnë t’i jepni një shans. Ka ardhur koha të mos e ktheni më kokën pas.

Bricjapi

Beqarët do të gjejnë një shoqëri të mirë, që ku i dihet se si mund të përfundojë… Ju që keni krijuar një marrëdhënie, bëni kujdes me tekat. Pas dore keni lënë miqtë e vjetër.

Ujori

Argëtohuni duke bërë aktivitete të ndryshme. Nga ana financiare duket se jeni të përkëdhelurit e fatit. Por ama çdo gjë me karar.

Peshqit

Në gjithçka që bëni kini parasysh faktet dhe jo fjalët. Këtë gjë kërkojeni edhe nga të tjerët. Gjithsesi mundohuni të jeni edhe miqësor./ tvklan.al