Dashi – Atmosfera në çift do jetë përgjithësisht e mirë gjatë kësaj dite. Të dy do bashkëpunoni mjaft me njëri-tjetrin dhe do arrini të zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Ndikimi i planetëve do jete kontradiktor në planin financiar. Bëni kujdes me çdo shpenzim.

Dashi – Do kuptoheni mirë me partnerin tuaj sot dhe së bashku do i kuptoni të gjitha vështirësitë që ju kishin dalë më parë. Nga ana tjetër do jeni mjaft besnikë dhe askush nuk do iu tundojë. Në planin financiar do mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni për çfarë të shqetësoheni.

Binjakët – Nëse jeni në një lidhje do ju duhet të bëni disa zgjedhje jo fort të lehta sot. Merrni gjithë kohën e duhur për t’u menduar sepse nuk do ketë më kthim mbrapa. Në planin financiar do përballeni me një situatë goxha të vështirë. Kujdes!

Gaforrja – Do keni shumë divergjenca me partnerin tuaj gjatë kësaj dite dhe atmosfera në çift nuk do jetë aspak e qetë. Kujdes me ato që do thoni sepse gjerat mund të marrin një kthesë jo të mirë. Në planin financiar mund të kryeni investimet që kishit menduar sepse situata do jetë e favorshme.

Luani – Do përjetoni aq shumë emocione sot në jetën tuaj në çift saqë herë pas here do iu duket vetja si në një ëndërr të bukur. Në fakt çdo gjë do jetë reale. Në planin financiar duhet të verifikoni njëherë situatën e më pas të kryeni shpenzimet që doni.

Virgjëresha – Jeta juaj në çift do ketë ndryshime rrënjësore gjatë kësaj dite. Do flisni me seriozisht me partnerin tuaj dhe do mendoni t’i çoni gjërat më tej. Priten shumë shpejt angazhime serioze. Plutoni do ndikojë pozitivisht tek financat dhe do iu ndihmojë ta stabilizoni situatën e vështirë në të cilën ndodheshit.

Peshorja – Për pjesën më të madhe të atyre që janë në një lidhje, dita do jetë pa probleme. Do e ruani komunikimin me partnerin dhe nuk do i mbani atij asnjë të fshehtë. Në planin financiar situata do përmirësohet falë mbështetjes që do iu japin disa te afërm. Do jeni më të qetë tashmë.

Akrepi – Bëni kujdes me sjelljen tuaj gjatë kësaj dite sepse një veprim i gabuar mund t’iu kushtojë shtrenjtë. Partneri nuk do jetë shumë në humor për të dëgjuar gjithçka që ju thoni. Mos lejoni që gjërat të marrin tatëpjetën.

Shigjetari – Jeta juaj mund të marrë një kthesë jo të mirë gjatë kësaj dite dhe do duket sikur vështirësit dhe problemet do jenë të pafundme. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të tregoheni të duruar. Financat do të jenë sërish delikate. Mos shpenzoni më shumë se sa ua mban xhepi.

Bricjapi – Jeta juaj në çift do të ketë edhe gjatë kësaj dite disa vështirësi. Nuk do të arrini të kuptoheni mirë me partnerin dhe do të debatoni ashpër me të. Në aspektin financiar, pjesa më e madhe do të jetë pa probleme. Gjithsesi bëni kujdes.

Ujori – Dita juaj pritet të jetë mjaft e bukur për të gjithë të dashuruarit sot. Venusi do të jetë i pozicionuar mirë dhe do iu nxisë t’i shprehni edhe më tepër ato që ndjeni. Në planin financiar mund të kryeni edhe ndonjë transaksion të rëndësishëm sepse situata juaj do të jetë e favorshme.

Peshqit – Nëse doni që lidhja juaj në çift të jetë sa më e mirë gjatë kësaj dite, duhet të bëni pak më tepër lëshime ndaj partnerit dhe të ruani një komunikim sa më të mirë me të. Në planin financiar mos ndërmerrni rreziqe të mëdha sepse do humbisni shumë. /

tvklan.al