Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Agron Zhukri.

Gjyqtari i Tiranës Agron Zhukri nuk kaloi kriterin e pasurisë. Në momentin e dhënies së vendimit gjyqtari Zhukri nuk ishte prezent, ndërsa u përfaqësua nga avokati i tij.

KPK konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.

Zhukri ishte gjyqtari që i dha të drejtë Sali Berishës dhe grupit të Rithemelimit në vitin 2022 për logon e partisë dhe vulën,  ndërsa vendimi u rrëzua më pas nga Gjykata e Apelit, duke u rikthyer çështjen për shqyrtim në Shkallë të Parë.

Klan News