Eliona i ka shkruar rubrikës së “Ka Një  Mesazh Për Ty” për një person shumë të veçantë. Në takimin e zhvilluar jashtë studios në Tv Klan të programit “E Diela Shqiptare” me moderatorin Ardit Gjebrea, ajo rrëfeu se dy nga gjashtë fëmijët e familjes janë me sindromën Down.

Valbona dhe Eraldi kanë të njëjtën aftësi ndryshe, por janë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Eliona nis t’i përshkruajë për të na njohur me ta.

Eliona: Valbona është shumë e dashur, të dy, por Valbona është sociale kurse Eraldi është pjesë tjetër, është i mbyllur.

Ardit Gjebrea: Vëllai është i mbyllur. Kështu ka qenë që i vogël vëllai?

Eliona: Jo, deri në moshën 3 vjeç ka qenë shumë aktiv Eraldi. Pastaj me kalimin e kohës, rritjes pësoi këtë pjesën e mbylljes. Kurse Valbona është pjesë tjetër, Valbona është e zgjuar, është sociale, është punëtore. Bona na jep kurajë, edhe mua si person më jep kurajë Bona.

Ardit Gjebrea: Ashtu?

Eliona: E dashur, punëtore, të gjitha i ka Valbona.

Ardit Gjebrea: Kur thua “të gjitha” çfarë nënkutpon? Sa i lumtur jam se t’u kthye buzëqeshja. 

Eliona: Flet ajo, shprehet për çdo gjë.

Eliona shton se Valbona ka një marrëdhënie shumë të ngushtë edhe me dy djemtë e saj. Ajo është gjithnjë shumë e kujdesshme me fëmijët dhe prindërit, por edhe përpiqet të kënaqë këdo me gjeste fare të vogla.

Eliona: Është e papërtuar Bona, në 12 të natës t’i thuash “ngrihu”, ajo ngrihet.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç është bona sot?

Eliona: 30.

Ardit Gjebrea: Nëse vij unë mik në shtëpinë tuaj çfarë bën Bona?

Eliona: Bona… ja do të të servirë. Kafen  e ka fiksim.  dokush që vjen në shtëpi mysafir, i thotë “të ta bëj kafen, si e do”, është e papërtuar dhe e bën me shumë qejf çdo gjë që bën ajo. Në shtëpi ne për çdo gjë, Bona këtu, Bona është… nuk e di./tvklan.al