Dushi me ujë të ngrohtë përveçse të jep një rehati fizike është ‘ilaç’ edhe për gjendjen shpirtërore të personave që ndihen të vetmuar.

Dihet gjerësisht se një dush i gjatë me ujë të ngrohtë është antidot i përsosur për një ditë të vështirë. Por, gjithashtu mund të bëjë t’ju bëjë të ndiheni më pak të vetmuar, sipas një studimi të “Yale University” publikuar në revistën “Emotion”.

Sipas studimit, uji i ngrohtë vepron si zëvendësim i shoqërimit dhe mund të heqë ndjenjat e izolimit dhe përjashtimit.

Shkencëtarët po ashtu thanë se njerëzit që bëjnë dush me ujë të ngrohtë, shpesh dhe qëndrojnë gjatë nën ujë, kanë tendencën të heqin ndjenjat e vetmisë.

Ata i kërkuan një grupi  vullnetarësh prej 400 personash, me mosha që ndryshonin nga 18 në 65, të mbanin ditar rreth dusheve që kryenin dhe mënyrave se si ndiheshin para dhe pas.

Në bazë të rezultateve rezulton se eksperiencat e ngrohta reduktojnë stresin  dhe ndjenjën e  përjashtimit./tvklan.al