Një iluzion optik krijohet nëse shikon i përqëndruar pikën e kuqe mes dy fotografive të dy ish-presidentëve Bill Clinton dhe George Bush.

Ky iluzion zbulon informata të rëndësishme për mënyrën se si truri dhe sytë, përceptojnë fytyrat.

prez

Kështu nëse përqendroheni shumë në pikën e kuqe që ndodhet në mes të dy fotografie të para dhe më shikoni në pikën e kuqe, në dy imazhet më poshtë, do të shihni fytyrën e Clinton në anën e majtë dhe të Bush në anën e djathtë.

Por e vërteta është që dy foto poshtë janë të njëjta.

Iluzioni krijohet nga një efekt që quhet përshtatje neuronesh dhe ka të bëjë me mënyrën se si truri i kupton gjëra me kalimin e kohës.

Gjithashtu nëse ju shikon për një kohë foto e Clintonit dhe më pas foto që gjendet poshtë tij, do të shihni menjëherë presidentin Bush.

Sipas shkencëtarëve, në këtë rast janë neuronet e syrit të përfshirë një vendimarrje duke përcaktuar se cila nga imazhet duhet të shohë truri./tvklan.al