Një medikament imunoterapie mund të shënojë kthesë në rezultatet e luftës kundër tumoreve. Të dhënat janë publikuar në Kongresin Europian të Kancerit dhe sipas tyre, imunoterapia ka zëvendësuar me sukses kimioterapinë.

Sipas një studimi të kancerit të kokës dhe të qafës, pacientët që u kuruan me nivolumab, mbijetuan më gjatë në krahasim me ata që u trajtuan me kimioterapi.

Ndërsa në një tjetër studim, kombinimi i nivolumab me një tjetër medikament imunoterapik rezultoi në tkurrjen e tumoreve tek pacientët me kancer të avancuar të veshkave. Medikamentet e imunoterapisë forcojnë sistemin imunitar të të sëmurit dhe e nxisin atë që të luftojë i pavarur ndaj qelizave tumoriale.

Sipas të dhënave të mbledhura nga 350 pacientë me kancer të avancuar të veshkave, 36% e atyre që u trajtuan me imunoterapi ishin gjallë pas një viti, krahasuar me 17% që iu nënshtruan kimioterapisë.

Deri më sot, medikamentet imunoterapike janë miratuar për përdorim tek personat e prekur nga kanceri i lëkurës.

Tv Klan