Për tre muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare është rritur me 3.94%. Pavarësisht motit të ftohtë dhe izolimit që pati i gjithë vendi gjatë janarit, ndërtimi dhe aktivitetet financiare ia kanë dalë që të kontribuojnë në rritjen e ekonominë vendase. (GRAFIK) Krahasuar me një vit më parë, sektori i ndërtimit është gjallëruar me 14%, ndërsa aktivitetet financiare me 15.7%. Peshën më të madhe në përmirësimin e ekonomisë së vendit e kanë dhënë këtë 3-mujor projekti TAP dhe rritja e investimeve publike nga buxheti i shtetit.

Edhe pse brenda parashikimeve që ka bërë në buxhetin e shtetit qeveria shqiptare, konsumi i popullatës vijon të mbetet modest në kontributin që jep në rritjen ekonomike. Për tremujorin e parë konsumi është rritur me 1.9%.

Tv Klan