Inter përforcohet në ditët e fundit të merkatos. Gabriel Barbosa e Joao Mario mbërritën në Milano dhe pritet që të kryejnë vizitat mjekësore e të firmosin kontratën. Gabriel Barbosa vjen nga nga Santos dhe do të jetë një mundësi më shumë për sulmin. Në aeroportin e Milanos u prit nga shumë tifozë zikaltër.

I njohur me nofkën Gabigol, pritet të diskutojë detajet e fundit të kontratës. Pritet që Inter të paguajë 25 milionë euro për të. Pasditen e së premtes mbërriti edhe Joao Mario. Mesfushori portugez do të vijë në formë huazimi me detyrim blerje.

Ai pritet të kushtojë 45 milionë euro. Drejtuesit e klubit zikaltër vendosën të bëjnë këtë transferim pa e paguar menjëherë, që të mos rëndojnë bilancin. Inter që drejtohet Frank de Boer nga e nisi kampionatin me humbje, 2 – 0 me Chievo.

Tv Klan