Interesat e bonove të thesarit kanë arritur në rekordet më të ulëta historike.

Në fund të muajit prill, fitimi mesatar i investimit në borxhin e qeverisë arriti 1.79%  për bonot 12- mujore dhe 1.52% për ato me afat 6 muaj. Por e kundërta ka ndodhur me interesin e kredisë së re, edhe pse referencë për huatë, bankat marrin atë të borxhit qeveritar.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, interesi për kreditë në lek është rritur me 0.5% ndërsa depozitat vazhdojnë të ulen. Ulja e normës bazë të interesit për lekun, ka bërë që edhe investimi në bono të mos jetë më fitimprurës për qytetarët.

Nëse llogaritet niveli i inflacionit, atëherë  humbja vjetore për ata që investojnë në bono është 0.21 %. Për herë të parë janë përmbysur edhe raportet, ku inflacioni vjetor rezulton më i lartë se norma e bonove.   

Përfitimin më të madh nga kjo dukuri e ka marrë buxheti i shtetit. Shpenzimet e qeverisë për interesat e borxhit janë në rënie të vazhdueshme. Për katër muajt e parë të vitit financat kanë arritur të përfitojnë 12 milion dollarë.

/Tv Klan