Vladimir Vukçeviç, ish-prokurori serb për krime lufte, ka deklaruar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk duhet të gëzohet para kohe, pasi Serbia do të vazhdojë ta ndjekë.

Ramush Haradinaj nuk duhet të gëzohet. Ai nuk është liruar nga aktakuza, pasi vazhdon të jetë në fuqi. Do të jemi këmbëngulës për ta ndjekur edhe në vazhdim”, ka deklaruar Vukçeviç.

Ai ka shtuar se ka fakte të mjaftueshme për ta dënuar Haradinajn për krime lufte dhe se Prishtina i trembej këtij fakti.