Në Gotland në Detin Baltik, trupat ushtarake po stërviten për të mbrojtur ishullin më të madh të vendit, dikur me rëndësi kritike për kombin nordik dhe tani një post strategjik për NATO-n që kur Suedia u bashkua me aleancën. Ishulli i cili ndodhet rreth 330 kilometra nga Kaliningradi, shihet si kyçe për kontrollin e hapësirës ajrore dhe ujërave përreth tij në Balltik. Nën qiellin e mbushur me re, ushtarët e regjimentit Gotland gjuajnë me mitralozë poshtë poligoneve ndërsa me mjetet e blinduara praktikojnë manovra të ndryshme.

Komandanti i regjimentit, koloneli Dan Rasmussen, i cili trajnon ushtarët në Gotland ka që nga vitet 1990 që realizon stërvitje të ndryshme ushtarake. “Kam punuar këtu edhe në vitet 1990, gjithashtu gjatë Luftës së Ftohtë, para rënies së murit, në vitet 1980 dhe 1990. Këtu, gjithmonë ka ekzistuar mendimi se ky ishull është i rëndësishëm. Jemi ne që ndodhemi këtu që bëjmë diferencën dhe që do të bëjmë punën.” Megjithatë, me hyrjen e Suedisë në organizatën ushatarke më të madhe në botë koloneli shpjegon se gjërat kanë ndryshuar. Ai shpjegon aryset përse.

“Ishulli, siç theksuar edhe ju, ka qenë i rëndësishëm si në kontekstin suedez, sepse ky ishte vendi më i largët lindor në Detin Baltik për Suedinë. Por tani me anëtarësimin në NATO, ajo është papritur në mes të Detit Baltik. Dhe ne më pas ne kemi mundësinë në një kontekst tjetër atë të NATO-s për ta përdorur këtë ishull si një pikënisje si për mbrojtjen ajrore ashtu edhe për mbrojtjen detare në vazhdim.”

Ishulli ka qenë prej kohësh i lakmuar për rëndësinë e tij strategjike dhe u mbrojt shumë në vitet e Luftës së Ftohtë, por pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Suedia tërhoqi forcat e saj ushtarake nga Gotland.

Kjo situatë zgjati deri në aneksimin e gadishullit të Krimesë nga Rusia në 2014. Një lëvizje e tillë e Moskës bëri që Suedia të riaktivizojë Regjimentin Gotland në 2018 dhe më pas të përforconte mbrojtjen e ishullit me raketa dhe masa të tjera si pjesë e një programi të përgjithshëm riarmatimi. Pas agresionit rus të Ukrainës në vitin 2022, Finlanda dhe Suedia, të cilat nuk kanë qenë në luftë që nga viti 1814, kërkuan anëtarësimin në NATO. Anëtarësimi i vendeve nordike në NATO shënon zgjerimin më të rëndësishëm të Aleancës që kur në aleancë hynë vende nga Evropa Lindore pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991.

Guvernatori i qarkut Gotland, Anders Flanking, thotë se në ishulli ka patur një rritje të aktivitetit ushtarak që nga viti 2018, por me anëtarësimin e Suedisë në NATO, ishulli pritet të ketë edhe më shumë dhe ndoshta edhe trupa të huaja ushtarake.

“Tashmë kemi filluar të vërejmë praninë ushtarake për shkak të faktit se kemi një ringritje të një regjimenti këtu. Kemi pasur aktivitete praktike të cilat i kemi parë gjatë kësaj kohe dhe gjatë viteve të fundit. Mund të thuhet se është përshkallëzuar që nga viti 2017 dhe 2018 dhe më pas ka vazhduar. Por tani, sigurisht, do të ketë edhe njësi të vendeve të tjera. Disa banorë shprehën të shqetësuar, për rritjen e aktivitetit ushtarak ndërsa ka edhe nga ata që thonë se do të kishin preferuar që Suedia të mos bashkohej me Aleancën.”

“Është paksa e pasigurt sepse jemi në mes të gjithçkaje. Por dua të them, për sa kohë që ne kemi si policinë këtu, ushtrinë, nuk mendoj se është aq e vështirë.”

“Mund të them se ka një kërcënim nnga Rusia, nga ushtria. Putini po mendon të zgjerohet. Ai e sheh vendin e tij si një forcë kryesore në Lindje. Pra, kjo nuk më pëlqen. Mund të kishim pasur një situatë më të mirë. Mund të kishim paqe. Mund të mos ishin anëtarësuar në NATO”.

Kryetari i bashkisë së ishullit dhe politikani socialdemokrat Meit Fohlin thotë se banorët janë të vendosur për disa çështje si psh fakti që ata nuk dëshirojnë që të vendosen armë bërthamore në ishullin e tyre.

“Ne jemi shumë të qartë se nuk duam armë bërthamore në Gotland në asnjë moment. Ne gjithashtu flasim për rëndësinë që ne të vazhdojmë të jemi një shoqëri, që kemi legjislacionin tonë . Pra, kjo është një pikë kyce e sigurisë tonë . Nga ana tjetër, vetë banorët janë mësuar të jenë në një situatë ku ishulli Gotland është i rrezikuar .”

Në një pyll pranë qytetit kryesor të ishullit, Visby, një grup rekrutësh të rinj në fillim të të 20-ave mësuan se si të ndërtonin strehimore jashtë, një nga grupet e para që mbërriti në ishull që kur Suedia u bashkua zyrtarisht me NATO-n. Dawid, një ushtar 25-vjeç i cili ka mbërritur vetëm një javë më parë, thotë se fakti që ai ndodhet në Gotland për shërbimin e tij ushtarak menjëherë pasi Suedia u bashkua me NATO-n është mjaft domethënëse. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që ndodhemi këtu në Gotland. Njerëzit kanë folur për rëndësinë e Gotland-in si një lloj pike gjeografike edhe kur bëhet fjalë për mbrojtjen. Dhe pastaj është edhe më argëtuese të jesh këtu dhe të jesh pjesë e tij.

Klan News