Italianët janë në zi për ndarjen nga jeta të stilisit të njohur Roberto Cavalli.  Këtë të shtunë në mëngjes një makinë që mbante një arkivol mbërriti në rezidencën e stilisit i cili ndërroi jetë të premten në moshën 83-vjeçare në shtëpinë e tij në Firence.

Vetë punonjësit e tij e vlerësojnë jo vetëm për talentin, por edhe njeriun që ai ishte.

“Ai ishte vërtet një person i mrekullueshëm, ka qenë gjithmonë i sjellshëm me mua, por besoj se ishte me të gjithë, ishte një njeri i mirë.”

Të njëjtin mendin ndajnë edhe fqinjët e stilistit të njohur.

 “Ne kishim  dy mace që ishin njësoj dhe macja ime iku dhe u godit nga një makinë dhe ma ktheu me dashamirësi sepse menduan se ishte e tija. Si rrjedhojë, ma solli në shtëpinë time të plagosur, por ia dolëm për ta shpëtuar dhe kjo është një shenjë e një personi me një ndjeshmëri të lartë”.

 I njohur për modelet e tij me printe kafshësh të dashura nga yjet e shoëbizit,  Cavalli themeloi kompaninë e tij në fillim të viteve 1970. 83-vjeçari kishte kohë që ishte i sëmurë ndërsa ka lënë pas 6 fëmijët e tij dhe partneren Sandra Bergman Nilsson.

Klan News