“Ditë historike, jemi më të fortë kur partnerët tanë janë të bashkuar”

Departamenti Amerikan i Shtetit mirëpret vendosjen e lidhjeve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, duke e quajtur këtë ditë si historike. Zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, deklaroi pas arritjes së marrëveshjes, se kjo është një ditë historike.

“Urime Izraelit dhe Kosovës për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike. Shtetet e Bashkuara janë më të forta kur partnerët tanë janë të bashkuar. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më shumë paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”./tvklan.al