izraelQeveria izraelite ka hedhur poshtë propozimet e sekretarit amerikan të shtetit për armëpushim të përkohshëm me HAMAS-in.

Vendimi u morr në një mbledhje gjatë pasdites.

Zyrtarët e Tel Avivit thanë se nuk ishin dakort me disa pika për ndaljen e sulmit tokësor në Gaza.

HAMAS ende nuk është shprehur nëse e pranon apo jo propozimin e Xhon Kerrit për armëpushim.

Dhuna është shtrirë edhe në Bregun Perëndimor.

Nga përleshjet me forcat izraelite të sigurisë humbën jetën 5 palestinezë dhe u plagosën mbi 200 të tjerë.

Në 18 ditë luftime, numri i viktimave palestineze ka arritur në 810.

 

TV KLAN