Numri i viktimave  nga cikloni Winston në Fixhi ka shkuar në 21. Shumë familje kanë ngelur të pastrehë ndërsa raportohet se rreth 1800 persona janë transportuar në qendra evakuimi.

Cikloni me një shpejtësi ere prej 325km/orë dhe me dallgë deri në 12 metra lartësi ka sjellë gjthashtu dëme të jashtëzakonshme materiale.

Ministrja e jashtme Julie Bishop akordoi një fond prej 5 milion dollarësh për të riparuar dëmet nga cikloni. Banorëve të evakuar u është siguar ushqim, fjetje, dhe ujë i pijshëm.Linjat e fluturimit të cilat u pezulluan për 1 ditë, u hapëmn zyrtarisht ditën e hënë./tvklan.al