Komisioni-EkonomiseKomisioni i Ekonomisë ka miratuar në parim, pa praninë e opozitës, ndryshimet për pr/ligjin për TVSH.

Ministri i Ekonomisë Shkëlqim Cani rendit disa nga kategoritë që përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar

Është konsideruar një ligj i ri pasi sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Financave 160 nenet e tij kompletojnë ligjin duke mos lënë hapësirë për interpretime.

Sipas relatorit të çështjes Anastas Angjeli, përfituesi kryesor është biznesi që për rrjedhojë mendohet se do të kryejë më shumë investime duke hapur vende të reja pune.

Përjashtimi nga TVSH i disa kategorive mbart risqet e veta, por sipas Ministrit puna e organeve fiskale do të sjellë më shumë të ardhura në buxhet.

Për 6 mujorin e parë të vitit tatimet kanë arkëtuar 4.6 mld lekë më shumë se plani ose 1.2 mld më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Tv Klan