Kristian Zefi është një shqiptar që jeton në Zvicër prej 3 vitesh. Ai ka lindur në Itali, është me origjinë nga Shkodran dhe gjuhën shqipe e flet në mënyrë perfekte.

Ky është një shqiptarët nëpër botë që ka treguar historinë e tij në emisionin Opinion në Tv Klan.

Kristiani ka rrëfyer se para 1 muaji zyrtarizoi martesën me bashkëshorten, me të cilën u njoh para disa vitesh përmes rrjeteve sociale.

“Kam lindur në Itali. E theksova që jam malësor Made in Italy. Para 3 vjetësh lëviza në Zvicër për arsye dashurie dhe jete. E njoha gruan time, para 1 muaji e kemi kryer martesën zyrtarisht. Bashkëshortja është shqiptare. E njoha përmes rrjeteve sociale. Më pa fotografitë kur isha në Itali që i bija instrumenteve muzikore shqiptare edhe ju duka si tip interesant. Ajo është valltare e ansamblit Shota në Zvicër. Në familjen time kurrkush sdi ti bjeri instrumentéve muzikore dhe dola unë. Edhe prodhoj çifteli vetë”.

Kristiani është koleksionist i etnografisë shqiptare.

“Kostume grash kam disa, 10 copë, duke përfshirë xhubletat, veshje katunare, veshje të Mirditës, të Tiranës, stoli grash, stoli burrash, armë të vjetra shqiptare, kam dhe të periudhës të Perandorisë Osmane. Instrumentet muzikore nuk i kam koleksionuar”.

Sa i përket Shqipërisë, ai tregon çfarë i pëlqen dhe çfarë jo.

“Më pëlqen gjithçka që i përket natyrës, etnografisë dhe gjithçka që është para periudhës komuniste. Çfarë smë pëlqen është që këto gjëra nuk vlerësohen prej vetë shqiptarëve’”.

/tvklan.al