Për afro 7 orë, kryebashkiaku Erion Veliaj, dëshmoi në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorit të Tiranës.  Ai u paraqit pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme në orën 9 të mëngjesit, duke iu përgjigjur një fletë thirrje të hetuesve. Në dalje nga SPAK, tha për mediat se ishin ezauruar të gjitha pikëpyetjet për inceneratorin.

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës: Patëm një ezaurim total të çështjes së inceneratorëve, të gjithë shpjegimet e nevojshme për mënyrën se ku dallon projekti i IFC i cili u rrëzua dhe ishte nisur nga ish-bashkia dhe sesi ky proces ishte një gjë komplet tjetër e pa kërkuar nga investitorë të tjerë që nuk kishin lidhje me bashkinë e Tiranës dhe s’kishin lidhje me IFC dhe besoj kjo u sqaruan.  U thanë dhe disa detaje të tjera.

Për dëshminë e dhënë shtoi se ndihej i lehtësuar që kishte pasur mundësinë të thoshte fjalën e tij.

Erion Veliaj, kreu i Bashkisë së Tiranës: Ndihem mirë që sot unë dhe ata që më duan ndihen të lehtësuar. Unë i pari nddihem i lehtësuar që pata mundësinë më në fund të them dhe fjalën time. Besoj se armiqtë e mi ndihen më të lehtësuar… Se unë besoj që një njeri duhet vlerësuar dhe nga armiqtë që bën.

Në lidhje me këtë dosje, SPAK më herët ka vënë në sekuestro kompaninë që po kryen punimet për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.

Në mesin e Dhjetorit 2023, mori 15 masa sigurie nga Gjykata për ish zyrtarë dhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit dhe Bashkisë së Tiranës, si përgjegjës për shkelje të detyrës dhe përfshirje në korrupsion në procedurat koncensionare.  

Tv Klan