Pas lajmit se edhe ai ka qenë pjesë e komplotit për shkarkimin e trajnerit Claudio Ranieri, futbollisti i Leicester City, Jamie Vardy ka marrë kërcënime për jetën. Vardy u ka thënë gazetarëve se kërcënimet i kanë ardhur në rrjetet sociale, në rrugë dhe kudo nga tifozë në qytet. Ai pretendon se në këtë histori është përfshirë edhe gruaja dhe fëmijët e tij, të cilët kanë rrezikuar aksident me makinë pikërisht si formë kërcënimi.

Suolmuesi i Leicester e ka përjashtuar veten nga komploti ndaj trajnerit. BBC raporton se pas humbjes me Sevilla 2-1 një pjesë e futbollistëve janë takuar me drejtuesit e klubit për t’i kërkuar largimin e trajnerit, por Vardy thotë se në këtë takim nuk ka marrë pjesë pasi ka qenë duke iu nënshtruar testit antidoping.

Vardy është shprehur i tmerruar pasi kërcënimet kanë qenë të shumta. Edhe pse është përpjekur t’i tejkalojë, kur bëhet fjalë për jetën e bashkëshortes Rebekes apo të fëmijëve gjendja bëhet më e vështirë.

Claudio Ranieri u shkarkua 9 muaj, pasi Leicester fitoi Premier League. Nën drejtimin e Craig Shakespeare, skuadra fitoi 4 ndeshje radhazi, duke u kualifikuar madje në gjysmëfinalet e Champions League.

Tv Klan