Justin Bieber do ta shohim në filma



Justin Bieber është padyshim një nga këngëtarët më të suksesshëm pas hiteve ‘Baby’, ‘What Do You Mean’ apo edhe ‘Cold Water’.

Mirëpo, 23-vjeçari, fitues i çmimit Grammy dëshiron që të marrë seriozisht edhe aktrimin.

Pas paraqitjeve në Zoolander 2 dhe CSI, Bieber ka pyetur një nga producentët më të suksesshëm të Hollywood-it, Adam Sandler, rreth biznesit të filmave. Sipas menaxherit të Justin Bieber, Scooter Braun, këngëtari dëshiron që të fillojë të mësojë rreth filmave.

“Ai dëshiron të aktrojë, të drejtojë ose të prodhojë filma”, tha Braun.

Kjo dëshirë e këngëtarit vjen pasi ish e dashura e tij, Selena Gomez mori një rol të rëndësishëm në filmin e ri për Woody Allen. Edhe pse 25 vjeç, Gomez ka arritur të bëjë një karrierë të rëndësishme në aktrim, ku është shfaqur në Spring Breakers, Barney, Another Cinderella Movie si dhe mori pjesë në projektin e Brad Pitt, The Big Short./tvklan.al

Kategori
ShowBizTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*