juveJuventus është akoma më pranë titullit kampion falë fitores 2 – 0 me Lazio. Ekipi torinez ka ndalur fitoret radhazi të skuadrës kryeqytetase, që po zhvillon një sezon të shkëlqyer me shpresë për të luajtur sezonin e ardhshëm në Champions League. Golat në këtë takim janë shënuar nga Tevez dhe Bonuçi që në pjesën e parë.

Pa gola ka përfunduar takimi tjetër i ditës mes Sampdoria dhe Cesena. Të dielën do të luhen pjesa më e madhe e ndeshjeve të javës së 31 në Serie A, ku bie në sy derbi Inter – Milan. Renditja kryesohet nga Juventus i shkëputur 15 pikë nga vendi i dytë.

Barcelona është e pandalshme në rrugën drejt titullit. Ekipi katalanas ka mundur Valencia me rezultatin 2 – 0. Golat janë realizuar nga Suarez dhe Messi. Argjentinasi në këtë takim ka shënuar golin e 400 me fanelën e Barcelona. Rastin më të mirë të Valencia e ka ndalur portieri Bravo.

Real Madrid ka mbajtur të pandryshuar diferencën e pikëve në Barcelona, pasi ka mundur Malaga me rezultatin 3 – 1. Shënuesit në këtë takim kanë qenë Ramos, Rodriguez dhe Ronaldo. Kur kanë mbetur edhe 6 ndeshje deri në fund Barcelona ndodhet në krye të renditjes së La Liga.

Tv Klan