Juventus është ekipi me më shumë mbështetës në Itali. Një sondazh i publikuar nga gazeta “La Repubblica” zbulon se 32% e të pyeturve kanë zgjedhur bardhezinjtë si skuadrën e preferuar.

Në krahasim me vitin 2023 ky numër është rritur me 3%. Pas Juve vijnë ekipet e Milanos. Të dy janë në zbritje.

Inter ka 16% të mbështetësve, ndërsa Milan 15%, me rënie respektivisht 1 dhe 2%. Napoli që është kampioni në fuqi ka bërë për vete 10% të të pyeturve në dallim nga 11% të vitit të kaluar.

Roma është e pesta me 7% me një rritje prej 1% nga 2023. Pjesa e mbetur janë tifozët të ekipeve të tjerë pjesëmarrës në Serie A.

Tv Klan