Juventus e Napoli do të përballen sot në orën 20:45 në Torino në një ndeshje me aromë titulli edhe pse është shumë shpejt për të menduar për këtë. Skuadra e Sarri kryeson renditjen me 2 pikë avantazh në krahasim me atë të Allegri. Ecuri befasuese për të dy ekipet këtë sezon, por një fitore ndaj rivalit direkt vlen më shumë.

Massimiliano Allegri (Trajner i Juventus):

“Ndeshja me Napoli vlen trefish, por nuk është vendimtare, pastaj do të jenë edhe 13 takime për të arritur objektivin final.”

Napoletanët mendojnë vetëm për fitoren, një shpërblim për tifozët.

Maurizio Sarri (Trajner i Napoli):

Shpresoj që t’i japim kënaqësi tifozëve tanë. Kemi vullnetin që të shkojmë në Torino dhe të tregojmë futbollin tonë.”

Napoli duhet të thyejë edhe tabunë Juventus Stadium, ku nuk ka fituar asnjëherë. Dybala dhe Higuain janë dy argjentinasit që do të kërkojnë golin, por kjo është një sfidë edhe për mbrojtjet, ku te napoletanët luan shqiptari Elseid Hysaj.

Tv Klan