Kabineti i kardiologjisë  në qendren spitalore Universitare Nënë Tereza nuk do të jetë më i vetmi që ofron ekzaminime të detajuara për ata që vuajnë nga zemra.

Provat ushtrimore tapeti, bicikleta apo holter do të mund të behen me rekomandimin e mjekut te familjes edhe në polikliniken qëndrore te specialiteteve.

Sëmundjet kardiovaskulare renditen të parat në listën e sëmundshmërisë për popullatën shqiptare, ndaj ky kabinet do tu vijë në ndihmë, banorëve  të kryeqytetit.

Me kabinet kardiologjie  është  pajisur edhe qendra shëndetësore numër 2, ndërsa pritet të pajisen me të njëtin kabinet edhe poliklinika iraniane, dhe qendra shëndetësore e  Paskuqanit.

Tv Klan