bylykbashiiMe 2 nene që kërkojnë t’i shtohen Kodit Zgjedhor demokratët synojnë të pengojnë personat me rekorde kriminale të marrin pjesë apo të zgjidhen në garën e 21 qershorit. Kryetari i Komisionit Parlamentar për dekriminalizimin Oerd Bylykbashi ka dorëzuar në Kuvend një projektligj me ndryshime tranzitore i cili duhet të gjejë dhe mbështetjen e maxhorancës për t’u zbatuar për zgjedhjet lokale.

Bylykbashi akuzon të majtët se me dashje kanë vonuar punën në Komisionin e Dekriminalizimit duke dëshmuar sipas tij se nuk kanë vullnet që personat me të shkuar kriminale të dalin jashtë politikës.

Sipas Bylykbashit për hartimin e draftit është marrë si model eksperienca më e mirë ndërkombëtare dhe se ai është në përputhje me rezoluten e miratuar nga parlamenti për dekriminalizimin.

Tv Klan